Gigat e një nate vere

Prej kohëve të largëta, të afro 430 vjetëve më parë, e prej kolanës së gjatë të kryeveprave shekspiriane na ka mbërritur dhe një komedi sa gazmore, aq edhe lirike, ku pushtetin e ka imagjinata pa limit.

“Endrra e një nate vere”, ku përshkruhet bota idilike, e mrekullueshme, me magji që kanë fuqinë të t’i tjetërsojnë netët, të t’i bëjnë më të bukura, shumëkujt, që e ka lexuar (apo e ka parë në film a teatër), mund t’i kenë ardhur ndërmend këto kohë, ndërsa ka dëgjuar për paketat Vodafone Summer Nights.

Netët magjike që po shfaqen nëpër rrjetet sociale dhe ekrane, duken po aq të mrekullueshme sa ato që përshkruante Shekspiri përmes imagjinatës së tij. Ama në këto kohë ka një ndryshim të madh: mrekullitë në netët e gjata nuk ndodhin aspak në ëndrra, por në realitet.

Në këto kohë, ndryshe nga kohët shekspiriane, nuk ka nevojë për magji që të kalosh netë fantastike por për giga, për sa më shumë internet që mund t’i përfitosh fare lehtë dhe t’i përdorësh nga celulari, për aq kohë sa zgjat e gjithë nata, nga ora 00:00 deri në 06:59.

Në këto kohë ka dy opsione për të zgjedhur: Çdo klient me parapagesë ose kontratë Vodafone mund të përzgjedhë mes paketave “7 Nights” me 5 GB për 7 netë ose “30 Nights” me 20 GB për 30 netë. Kush është klient me kontratë Vodafone RED, përfiton falas çdo javë paketën “7 Nights” me 5GB, vetëm duke e aktivizuar çdo javë nëpërmjet My Vodafone në menu-në e paketave.

Netët e verës janë të gjata jo vetëm për fundjavat e çmendura. Ndaj kujt nuk i mjaftojnë paketat “Summer Weekend” me 3 apo 12 GB, le të shijojë çdo natë vere me edhe më shumë giga.

Kush do ta provojë do ta kuptojë se me giga, netët e verës bëhen po aq magjike sa ato që Shekspiri duhej t’i shpikte duke vënë në punë imagjinatën e shfrenuar të tij. Kush do ta provojë do ta kuptojë se netët e verës shijohen dhe me sy hapur, si të ishin në një ëndërr.

SHKARKO APP