Gjërat që mund të bëni me kufjet e iPhone
Çdo iPhone i cili blihet vjen edhe me një palë kufje. Me atë të tyre poseduesi i telefonit ka mundësi që të bëjë disa gjëra, që ndoshta edhe nuk i keni menduar. Nëse shtypni njëherë në tastin që ndodhet në kufje ju mund të lëshoni muzikë.
Nëse shtypni dy herë mund të kaloni në muzikën e radhës, dhe nëse shtypni tri herë radhazi, do të riktheni këngët e mëparshme të cilat kanë kaluar. Kur pranoni thirrje mjafton që të shtypni vetëm njëherë në mënyrë që t’i përgjigjeni thirrjes, por nëse pranoni thirrje tjetër gjatë kohës që jeni duke folur, shtypeni vetëm njëherë që të kaloni në lidhjen e re. Kurse nëse dëshironi që të injoroni thirrjen shtypeni tastin dhe mbajeni pak më gjatë.