Gjigandët e teknologjisë kërkojnë tregje në Indi e Afrikë

Teknologjia krahas zhvillimit me ritme të shpejta shoqërohet edhe me problematikat e saj. Në Evropë, Amerikë dhe në një pjesë e Azisë, janë mbingopur me shërbimet e teknologjisë dhe telefonave të mençur dhe kjo ka ulur kërkesat në treg.

Të gjendur përballë një trendi gjithnjë e në ngopje, gjigantët e kompanive kanë nisur punën për të gjetur shtigje të reja për shërbimet e tyre. Vendi i shpëtimit dhe e ardhmja duket se është India dhe një pjesë e Afrikës.

“Me tregun e lëvizshëm në ekonomitë e zhvilluara pranë pikës së ngopjes, gjigandët e teknologjisë si Google, Facebook dhe Amazon po kthehen në tregje të mëdha dhe me rritje të Shpejtë në këto vende”, transmeton The Guardian.

Kjo mënyrë e studimit të tregut lidhet me një sërë faktorësh, të cilat janë të lidhur ngushtë në aspektin ekonomik dhe shoqëror.

Pjesa më e madhe e indianëve jetojnë dhe punojnë në një perimetër shumë të afërt dhe kjo jep arsyet se edhe shkalla e përdorimit të teknologjisë do të jetë një nevojë e ngutshme. Tjetër tregues është fakti se 416 milionë njerëz do të jetojnë në qytet të paktën deri në vitin 2050. Kjo duket se do të shtojë dendësinë e përdorimit të telefonave të zgjuar, por edhe nevojave të tjera teknologjike.. Kjo të paktën thuhet se është orientimi kryesorë i teknologjisë.

SHKARKO APP