Gjiganti që vijon të rritet, “Amazon” mund të lërë pas “Apple”-in

Vlera e gjigantit të shitjeve online, “Amazon”, po shkon drejt 1 trilion dollar.

Kompania po bëhet gjiganti tjetër i teknologjisë, pas “Apple”-it.

Pas një rritjeje të çmimit të aksioneve prej 72 për qind këtë vit, vlera e “Amazon” aktualisht qëndron në 981.6 miliardë dollarë.

Disa parashikojnë se brenda kësaj jave, “Amazon” do të bëhet kompania e dytë publike që arrin vlerën 1 trilion dollarë, pas “Apple”-it, e cila e kapi këtë vlerë më 2 gusht.

Në tremujorin e fundit, kompania ka gjeneruar 2.2 miliardë dollarë të ardhura në kategorinë “të tjera”, që në masë të madhe përbëhet nga reklamat.

Rritja e shpejtë e “Amazon” mund ta bëjë atë reklamuesin e tretë më të madh në SHBA deri në vitin 2020, sipas vlerësimeve të “eMarketer”.

Themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos është aktualisht njeriu më i pasur në botë, me një pasuri personale të vlerësuar në 164 miliardë dollarë.

Themeluesi i “Microsoft”-it, Bill Gates, është i dyti me një vlerë neto prej 98.4 miliardë dollarë, ndërsa investitori Warren Buffett është i treti në listë me një pasuri prej $ 87.1 miliardë dollarë.

SHKARKO APP