Gjiganti teknologjik sërish në akuzë për shkelje të privatësisë

Deputetët britanikë: Facebook, një “gangster dixhital”

Kompani si Facebook, nuk duhet të lejohen më të sillen si “gangsterë dixhitalë” në botën online, duke e konsideruar veten sipër ligjit.

Është kjo akuza e rëndë që i bëhet gjigantit amerikan të rrjeteve sociale nga komisioni parlamentar dixhital dhe i medias në Britaninë e Madhe.

Rrjeti i Mark Zcukerberg Facebook akuzohet se ka dhunuar me dashje privatësinë e përdoruesve të tij duke shpërndarë të dhënat e tyre në palë të treta, sikurse ishte rasti i kompanisë britanike Cambridge Analytica.

Deputetët e britanikë paralajmërojnë masa rrënjësore për të drejtat e përdoruesve online, duke thënë se kjo kohë duhet të marrë fund.

Propozimi i dërguar në parlament rekomandon gjithashtu nisjen e hetimeve të pavarura për rastin e përhapjes së lajmeve të rremë, nga fuqi të huaja.

Facebook dyshohet se ka shpërndarë të dhënat e mbi 87 milionë përdoruesve te kompania Cambridge Analytica. Kjo e fundit, ua ka vënë në dispozicion ato agjencive ruse, për ndikimin në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, në favor të asokohe kandidatit republikan Donald Trump.

SHKARKO APP