Google, 150 mln dollarë për gazetarinë e internetit
Google do të nis sot një program në vlerë prej 150 milionë dollarëve për të përkrahur gazetarinë e internetit në partneritet me tetë media evropiane. Përmes një komunikate gjiganti i internetit ka thënë se “Iniciativa e Lajmeve Dixhitale” do të “përkrah gazetarinë kualitative përmes teknologjisë dhe inovacionit”. Iniciativa bashkon ‘Les Echos” në Francë, “Frankufurter Algemeine Zeitung” të Gjermanisë, “Financial Times” dhe “Guardian”, të Britanisë , “El Pais” të Spanjes, “La Stampa” të Italisë etj.
Partnerët do të përqendrohen në zhvillimin e prodhimeve, përkrahjen e inovacionit si dhe trajnime dhe kërkime.