Google dhe Orange do të ndërtojnë një kabull optik nënujor Francë-SHBA
Lideri Francez i telekomunikacionit Orange në bashkëpunim me motorin e kërkimit Google do të instalojnë një kabull optik nënujor i cili lidh brigjet e Francës me Shtetet e Bashkuara. Me një gjatësi prej 6,600 km, kabulli optik nën ujor do të quhet Dunant dhe do të emërtohet pas nobelistit të parë të paqes dhe themeluesit të Kryqit të Kuq Henry Dunant.
Kur të hyjë online në 2020-ën, kabulli do të ketë kapacitet prej më shumë se 30 terabit për sekondë, mjaftueshëm për të transferuar një film 1GB në 30 mikrosekonda. Ai do të jetë kabulli i parë optik nënujor mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara pas 15 vitesh.
Ky është kabllo i katërt privat i Google, pas dy testimeve të bëra në distanca të shkurtra me emrin Alpha dhe Beta, si dhe kabllo me distancë të largët Curie –që lidh bregun perëndimor të SHBA në Kili. Ky kabllo, e cila do të vijë online në 2019, do ta bëjë Google kompaninë e parë pas kompanisë të telekomit për të ndërtuar një kabllo private interkontinentale.
Kjo është gjithashtu kabllo e parë nëntokësor që do të dalë në Kili për pothuajse 20 vjet dhe do të jetë tubi më i madh i të dhënave që lidh vendin me pjesën tjetër të botës. Google ndërton kabllo privat për të ofruar performancë më të mirë, vonesa më të vogla transmetimi dhe kapacitete më të mëdha për konsumatorët e shërbimeve cloud.
Në këtë rast, ndërtimi i kabllos privatisht i lejon që ai të sigurojë që pikat e tij të uljes të jenë sa më afër qendrave të të dhënave belge dhe në pjesën veriore të Virxhinias. “Roli i kabllove nënujore shpesh anashkalohet, pavarësisht rolit të tyre qendror në zemër të botës sonë digjitale”, tha Stéphane Richard, kryetari dhe themelues i Orange.
“Unë jam shumë krenar që njoftoj këtë bashkëpunim me Google për të ndërtuar një kabllo të re mes SHBA -së dhe Francës”. Orange tha se partneriteti do ta lërë atë “në një pozicion më të fortë për të mbështetur zhvillimin e përdorimeve të reja për klientët e saj të konsumatorëve dhe ndërmarrjeve në Evropë dhe Amerikë”.
Përfshirë projektet e drejtuara nga konsorciumi, Google ka edhe shtatë kabllo të tjera që vijnë gjatë dy viteve të ardhshme, duke lidhur vendodhjet si Hong Kong, Guam, Australi, Irlandë, Danimarkë dhe Kaliforni.