”Google” fshin miliona reklama spekuluese mbi COVID-19

Në vitin 2019, kompania ”Google” eliminoi 2,7 miliardë reklama të dëmshme, pra më shumë se 5 000 në minutë.

”Bllokuam gjithashtu dhjetëra miliona reklama të lidhura me koronavirusin ku spekulohej me çmimet e furnizimeve mjekësore, ku bëheshin premtime mashtruese në lidhje me trajtimin ose ku promovoheshin përfitime të paligjshme të papunësisë”, deklaroi kompania.

“Angazhimi ynë është edhe më i rëndësishëm në një kohë pasigurie me të cilën po përballemi. Kemi një ekip të dedikuar për Covid-19 i cili ka punuar për të zhvilluar teknologji të reja të zbulimit dhe për të përmirësuar sistemin tonë të ndërhyrjes për të ndaluar sulmuesit”,shpjegon Scott Spencer, zëvendëspresident i ”Google” për Ad Security.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Google” ka formuar një ekip të brendshëm për kontrollin e reklamave mashtruese duke bllokuar në total 35 milionë të tilla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?