Google gjobitet me 50 milionë euro

Google është gjobitur me 50 milionë euro nga rregullatori francez CNIL, për një shkelje të rregullave të BE për mbrojtjen e të dhënave. CNIL tha se kishte vendosur gjobën për “mungesë transparence, informim të papërshtatshëm dhe pamjaftueshmëri bazash për reklamat e personalizuara”. Rregullatori tha se njerëzit nuk ishin mjaft të informuar për mënyrën se si Google grumbullon të dhëna për të personalizuar reklamat. Në një deklaratë, Google tha se ishte duke studiuar vendimin për të përcaktuar hapat e tij të ardhshëm.

SHKARKO APP