Google investon në inteligjencën artificiale
Google ka njoftuar se po zgjeron përpjekjet e saj në fushën e kërkim mbi inteligjencën artificiale. Gjigandi i internetit do krijojë një qendër të re kërkimi në Francë për të bërë zbulime mbi inteligjencën artificiale.
Google thotë se puna e ekipit do të publikohet dhe çdo kod që prodhon do të jetë burim i hapur.
Gjithashtu kompania përpos krijimit të një ekipi AI në Google France do të zgjerojë forcën e saj të punës me 50% si edhe hapjen e 4 qendrave që do të ofrojnë trajnime falas për shkrim-leximin dixhital për banorët e Francës.
Inteligjenca artificiale ka qenë një teme me interes për udhëheqësit francezë.
Presidenti Emmanuel Macron ka shprehur padurimin për të kthyer Francën në një lider në inovacionin e inteligjencës artificiale dhe pritet që njoftojë së shpejti një strategji kombëtare mbi AI.
“Më shumë se kurrë, ne jemi të përkushtuar për të ndihmuar Francën të gjejë mënyra të reja për tu rritur në këtë epokë dixhitale, qoftë duke ndihmuar në ritajnimin e njerëzve, duke zhvilluar një biznes ose duke përdorur talente të mahnitshme për kërkime dhe për të ndërtuar produkte të reja për botën,”-tha në një postim të drejtorit të Google, Sundar Pichai.
“Ne shpresojmë që këto investime të reja do të ndihmojnë vendin, akademinë dhe bizneset vendase të kthejnë Francën në një kampion të vërtetë dixhital”.