Google Maps ngatërron adresë, shemben gabimisht dy shtëpi

Dy shtëpi në Teksas, SHBA janë shembur aksidentalisht pasi kompania që merret me këtë punë, duke ndjekur GPS, kishte ngatërruar adresë. Lindsay Diaz kishte ngecur në trafik rrugës për në shtëpi kur mori një telefonatë nga fqinji i saj.

“Po shpresoja të ishte një shaka, – tha Diaz për BBC. – Fqinji më tha se dikush më kishte shembur shtëpinë”.

Kjo nuk është hera e parë kur familja e saj mbetet pa një çati mbi kokë, pasi dhjetorin e shkuar për shkak të një tornadoje, shtëpia e tyre ishte shkatërruar plotësisht dhe vetëm në sajë të ndihmës nga të afërmit kishin mundur ta ringrinin shtëpinë sërish.

Tashmë ajo synon të ndjekë rrugën ligjore për dëmet e shkaktuara nga kompania, por ndërkohë është pa një strehë, së bashku me familjen tjetër që banonte të një njëjtin bllok që u shemb gabimisht.

Incidenti ndodhi kur Google Maps kishte treguar një informacion të gabuar për shtëpitë që duheshin shembur, pasi të dyja adresat tregonin të njëjtin vend në Google Maps. Shqip

SHKARKO APP