Google Play sjell opsione të reja për fëmijët
Google ka shtuar opsione të reja në “Play Store”, dyqanin e saj për aplikacionet, për të ndihmuar prindërit të kuptojnë se cili aplikacion është i përshtatshëm për fëmijë.
Ata përfshijnë rregullime të reja që filtrojnë aplikacionet e përshtatshme për një moshë të caktuar, kështu që më të vegjlit nuk i shohin ato në “Google Play”. Ndryshimi u publikua në konferencën vjetore të zhvilluesve.
Butoni “Family”
Google Play u krijua para tri vjetësh dhe shet filma, libra, muzikë, revista dhe aplikacione për pajisjet Android. Ai ka më shumë se një miliard përdorues aktivë dhe ka regjistruar më shumë se 50 miliardë shkarkime aplikacionesh në 12 muajt e kaluar.
Vitin e kaluar ai lancoi Android Lollipop, që shton mundësinë e rregullimit të “profileve strikte”, e që parandalon të kesh akses në disa aplikacione, përfshirë dhe vetë shërbimin Play.
Versioni i ri prezanton një ekran të Play, ku theksohen materialet që janë të përshtatshme për fëmijë.
Përdoruesit megjithatë nuk do të mbeten brenda këtij versioni në dyqan, prandaj prindërit mund të mbikëqyrin aktivitetin e fëmijëve të tyre.
Një emërtim i ri do të përdoret për titujt, ndërsa ikona të reja do të sigurojnë informacione mbi moshën dhe aplikacionin që duan. T.CH