Google projekt për Shqipërinë

Takimi u zhvillua për të ecur përpara me projektet e përbashkëta inovative, ku u bisedua më konkretisht për disa nga projektet që Google do të zhvillojë në Shqipëri gjatë vitit 2015.

Vitin e ardhshëm pritet të dalë në përdorim ‘Google Street’ për Shqipërinë, me fokus tek turizmi. Një tjetër program do të jetë ‘Google Adsens’ në shqip, që do të sjellë të ardhura suplementare për mediet në internet.

Në vitin 2015, pritet që Ministria e Kulturës dhe 30 institucione të marrin pjesë në programin “Are going Google”. Gjithashtu do të krijohet edhe GDG (Google Development Group) dhe të tjera projekte po kaq inovative.

SHKARKO APP