Google sjell risinë që kemi pritur prej kohësh

Teknologjia e telefonave të zgjuar sa vjen dhe zhvillohet përditë dhe më shumë. Google tashmë ka hedhur në treg softuerit Google Lens, nëpërmjet të cilit do të bëhet e mundur njohja e bar kodeve, QR code dhe mund të përkthejë automatikisht tekstet e dokumenteve apo tabelave.

Fillimisht, Google Lens ishte i disponueshëm vetëm për smartphonet Pixel të Google, por tani do të jetë në çdo smartphone që ka sistemin operativ Android.

Ky opsion do të mund të gjendet në brendësi të aplikacionit Google Foto dhe funksionon vetëm pasi fotoja ruhet në kartelat e telefonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Softueri do të njohë bar kodet, QE kodet dhe përkthimet e teksteve në brendësi të fotove të shkrepura dhe gjithashtu të njohë automatikisht objektet që gjenden në foto.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fillimisht ky aplikacion është vetëm për telefonat android, ndërkohë që shumë shpejt pritet të jetë i disponueshëm edhe për Iphone.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?