Hidhini një sy WhatsApp, fillon aplikimi i risisë së shumëpritur

Është aplikacioni ndoshta më i përdorur vitet e fundit dhe si i tillë i duhet të risjellë herë pas here risi që të mbajë pas vetes miliona përdorues nga e gjithë bota, pasi gara teknologjike është shumë e egër.

WhatsApp ka sjellë së fundmi një risi që me gjasë do u pëlqejë shumë dhe quhet “picture-in-picture”, e cila vlen për videot.

E thënë ndryshe, kur u dërgojnë një video në WhatsApp nga YouTube, Instagram apo Facebook, ju mund ta shikoni atë direkt nga biseda pa e lënë aplikacionin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo risi është e mundësuar nga modaliteti PiP i prezantuar vitin e shkuar nga Apple në Safari dhe kjo shumë shenjt do të bëhet standard duke u lejuar që të hapni një dritare për të parë videot në mbivendosje me proceset e tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke folur për Whatsapp për Android, funksioni ju lejon të vazhdoni dhe kontrolloni videon (nëpërmjet butonave të fillimit dhe pauzës) edhe nëse dilni nga biseda në të cilën është dërguar: thjesht mos e mbyllni plotësisht aplikacionin dhe filmi do të vazhdojë rregullisht.

Shpërndarja e kësaj risie në versionin Android ka filluar para disa orësh. nëse keni probleme me instalimin e tij është e nevojshme që të kryeni back-up e bisedave dhe pastaj të ri-instalosh WhatsApp nga e para.

Megjithatë, shumicën e rasteve është një bug i thjeshtë që ndodh pa e kuptuar ju fare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?