“Huawei” bashkëpunim me “Audi”-n për makinat elektrike

Një nga kompanitë më të mëdha të telekomunikacioneve në botë, ‘Huawei’, mund të nisë një projekt për makinat me autopilot që në fillim të vitit 2021 së bashku me partnerët e tjerë në Kinë dhe më gjerë, ka thënë një përfaqësues i kompanisë kineze për Financial Times.

Gjiganti kinez i teknologjisë është nën presion të madh nga SHBA-të, që kanë ndaluar firmat amerikane që të furnizojnë Huawei-n me pjesë ose teknologji, në mes të një përplasjeje të ashpër me Pekinin zyrtar.

Ndërkohë, ‘Huawei’ duket se po kërkon të lëvizë përtej industrisë së telekomunikacioneve. Arkitekti kryesor i strategjisë së korporatës, Dang Wenshuan, tha se ka plane për të furnizuar teknologjinë e inteligjencës artificiale për një projekt të përbashkët me prodhuesit e makinave.

Duke përfshirë emra të tillë si ‘Audi’ dhe ‘ GAC Toyota’ (një ndërmarrje e përbashkët e prodhuesit të makinave kineze GAC Group dhe Toyota Motor Company).

Makinat që mund të ecin vetë pritet të hidhen në treg në Kinë, pasi prodhuesit kinezë po lëvizin “më shpejt” në këtë sferë, por automjetet do të jenë gjithashtu në dispozicion në Evropë, shtoi ai.

SHKARKO APP