Huawei, gati për 5G – “Kemi marrë 46 kontrata në 30 vende të botës, jemi të mirë përgatitur”

Gjigandi kinez i komunikacionit, Huawei, deklaroi së fundmi se, ka arritur të nënshkruajë plot 46 kontrata tregtare të teknologjisë 5G në 30 vende të ndryshme të globit deri më tani. Sipas kompanisë, ata kanë dërguar 1000 stacione baze 5G në të gjithë botën, duke dominuar në nivel global në këtë drejtim.

Këto deklarata fuqie të kompanisë vijnë në një kohë që përplasja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Huaweit ka prekur kulmin. Kompania deklaron gjithashtu se, është e mirë përgatitur për përdorimin e teknologjisë 5G në Kinë. Në Shkurtin e vitit të kaluar, Huawei bëri thirrjen e parë 5G në botë duke lançuar edhe pajisjen e parë 5G. Huawei është një ndër prodhuesit më  të mëdhenj në botë të aparatëve celularë. Teknologjia 5G ndërkohë është etapa e re e internetit dhe është bërë gati për t`u hedhur në treg për përdorim të gjerë në 2020.

Sipas ekspertëve, teknologjia 5G do të revolucionarizojë shumë aspekte të jetës së përditshme, por sidomos shkencës, pasi shpejtësia pritet të jetë edhe më e lartë se mendimi i njeriut.

SHKARKO APP