Huawei lançon Bolt rivalin e Uber në galerinë e aplikacioneve të tij
Galeria e aplikacioneve të Huawei kishte shumë nevojë për një aplikacion për sherbime transporti. Përdoruesit mund ta aksesojnë këtë jave aplicionin Bolt.
Vitet e fundit , Huawei ka fuqizuar gradualisht galerinë e aplikacioneve duke rivalizuar galerin e Apple dhe Google. Kjo javë shënon një kthesë vendimtare me aplikacionin Bolt që është një aplikacion transporti shumë i përhapur në tregun Europian.
Bolt është një kompani me bazë ne Estoni e cila po përdoret shumë në shtetet Europiane, duke përfshirë dhe Londrën ku ka marrë reputacion se është një alternative më e lirë se Uber. Ofertat e aplikacionit variojnë nga shteti në shtet, dhe përfshijnë transport me biçikleta , motora dhe makina . Së shpejti, Bolt do të ofrojë edhe shpërndarje ushqimi.
Burimi CNET
Përshtati Koha Jonë