Huawei në “luftë” me SHBA: “Vendosja në listën e zezë ka krijuar një shembull të rrezikshëm”

Përfaqësuesit e Huawei bënë të ditur  se vendosja e kompanisë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara ka krijuar një shembull të rrezikshëm për kompanitë në të gjithë botën. Huawei bëri një kërkesë për gjykim përmbledhës në padinë  kundër  qeverisë amerikane,  që është edhe përpjekja e fundit e prodhuesit të pajisjeve të telekomunikacionit për të luftuar sanksionet e  Washingtonit.

Akti i Autorizimit Kombëtar të Mbrojtjes, i kaluar nga Kongresi i SHBA vitin e kaluar,   kërkon ndalimin e agjencive federale dhe kontraktuesve të tyre për të përdorur pajisje Huawei prej motiveve të sigurisë kombëtare. Huawei ka mohuar vazhdimisht se kontrollohet nga Qeveria kineze apo shërbimet e ushtrisë dhe të inteligjencës.

Kompania është përballur që prej atëherë me sanksione më të mëdha,  pasi Departamenti i Tregtisë në SHBA  vendosi firmën në listë të zezë dhe ndaloi kompanitë për të bërë biznes me Huawei. /scan

SHKARKO APP