Huawei nuk pyet për sanksionet – Shitjet arrijnë në 118 mln njësi. Të ardhurat në rritje me 23%

Gjiganti kinez i smartphonave Huawei, deklaroi se të ardhurat në gjysmën e parë të vitit u rritën me 23.2% nga viti i kaluar,  pavarësisht sanksioneve amerikane.   Kompania, që ka nisur publikimin e rezultateve tremujore këtë vit, bëri të ditur se të ardhurat në gjysmën e parë të vitit prekën 58.3 miliardë dollarë, ndërkohë që dërgesat e smartphonave arritën në 118 milionë njësi, në rritje me 24%.

Zinxhiri i furnizimit të Huawei u ndërpre gjatë vendosjes në listën e zezë nga Washingtoni në mes të muajit Maj.    Qeveria amerikane dyshon se pajisjet e kompanisë mund të përdoren nga Pekini për motive të spiunimit, diçka që Huawei e ka mohuar.

Kompanisë i është dhënë një përjashtim 3 mujor deri më 19 Gusht dhe presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të lehtësojë sanksionet.   Kryetari i bordit të Huawei,  Ling Hua tha se pavarësisht hyrjes në listën e zezë, rritja e kompanisë ka qenë e fortë.   Analistët thonë se shitjet e mëdha të telefonave brenda vendit dhe kontratat e reja 5G kanë kompensuar ndikimin e sanksioneve, që kërcënon ndërprerjen e disa komponentëve amerikanë dhe shërbimeve të Google.  Deri më tani, kompania ka siguruar 50 kontrata 5G në mbi 30 shtete.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?