“I dashur Elon”: Ukraina kërkon publikisht ventilatorë të Tesla’s përmes Twitter
Ukraina ka kërkuar publikisht në Twitter Elon Musk që ai t’i dërgojë ventilatorë vendit, pasi shefi ekzekutiv e miliarderi i Tesla Inc ofroi t’i dërgonte ato në të gjithë botën gjatë pandemisë së Koronavirusit. Musk tha që këtë javë ai ishte gati të dërgonte këto pajisje që shpëtojnë jetën kudo që kompania e tij dorëzon, falas.
“I dashur Elon, Ukraina është vendi i dytë më i madh në Europë me popullsi gati 40 milionë qytetarë,” shkroi ambasada e Kievit në Uashington në Tëitter vonë të Mërkurën. “Situata pandemike në Ukrainë po afron kulmin e saj, Prilli do të jetë më i vështiri. Njerëzit në spitale kanë nevojë për ventilatorë. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë! Dyakuyemo! (Faleminderit!)”
Ish-ministrja e shëndetësisë Ulana Suprunshkroi një tjetër mesazh në Twitter të veçantë për sipërmarrësin. “Ukraina ka shumë nevojë për ventilatorë”, shkroi ajo. Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga Musk apo Tesla.
Qeveritë në të gjithë botën, duke përfshirë në shtëpinë e Tesla-së, Shtetet e Bashkuara, po përpiqen të marrin ventilatorë të mjaftueshëm pasi pacientët me kushte të vështira të frymëmarrjes si pasojë e COVID-19 janë duke tejmbushur spitalet.
Ukraina kishte raportuar 804 raste të koronavirusit dhe 20 vdekje të lidhura që nga mëngjesi i së enjtes. Është një nga vendet më të varfra të Europës dhe shpenzimet e tij për kujdesin shëndetësor janë një pjesë e vogël e asaj që kanë vendet e tjera perëndimore. (Reuters)
/ SCAN