I keni dërguar dikujt një mesazh që s’do të donit ta shikonte? Facebook sjell opsionin e ri

Me siguri të gjithë keni dërguar të paktën një mesazh në Facebook dhe më pas jeni penduar që e keni bërë.

Epo me sa duket rrjeti social do ta sjellë zgjidhjen edhe për këtë situatë.

Kjo pasi së fundmi Facebook ka nisur të testojë opsionin “unsend” në Messenger, përmes së cilit do të keni mundësi të fshini mesazhin që keni dërguar në një bisedë në mënyrë që të hiqet plotësisht, edhe tek marrësi i saj.

Më parë këtë vit, Facebook fshehurazi fshiu mesazhet e vjetra të dërguara nga Messenger nga themeluesi Mark Zukerberg, i cili ishte shumë i pazakontë, pasi përdoruesit e tjerë të Facebook nuk e bëjnë këtë.

Aktualisht nëse ju fshini mesazhin nga biseda jeni të vetmit që nuk e shihni më pasi marrësit të saj i del ende aty.

Opsioni është ende në testim dhe sapo të konfirmohet se do të funksionojë pa asnjë problem, përdoruesit e tjerë të rrjetit social do ta marrin atë. Opsioni “unsend” me shumë mundësi do të jetë në dispozicion vetëm për një kohë të caktuar pasi përdoruesit të dërgojnë një mesazh. Pra ju mund të keni afat disa minuta për ta fshirë atë që keni dërguar ose më pas do të ngelet aty sido që të veproni.

SHKARKO APP