I mbijeton rënies nga 2 metra lartësi, Samsung prezanton ekranin e ri të pathyeshëm

Gjiganti korean, Samsung, ka sjellë në treg ekranin e pathyeshëm të pacelularëve. Samsung ka bërë të ditur se ekrani i tij “i pathyeshëm” është certifikuar nga “Underwriters Laboratories” pasi ka kaluar testimin e standardit ushtarak.

Ekrani i ri i sjellë nga Samsung është OLED fleksibël me një nënshtresë “të pathyeshme” dhe me një mbishtresë plastike.

Testimi i standardit ushtarak përfshin hedhjen e panelit 26 herë nga lartësia 1.2 metra, si dhe testet e temperaturës nga -32 në 71 gradë Celsius. Deri më tani, sipas raporteve, paneli i ka mbijetuar edhe një rënieje nga 1.89 metra.

Samsung tha se paneli i tij i kaloi të gjitha testimet pa shenja dëmtimi. Një përfaqësues i kompanisë deklaroi se ekrani i ri është jo vetëm i pathyeshëm, por ka edhe një fortësi shumë të ngjashme me xhamin, gjë që ndoshta sugjeron se ekrani do të jetë i aftë t’u rezistojë gërvishtjeve.

 

 

 

SHKARKO APP