Ikën çadra tradicionale, vjen Air Umbrella
Teknologjia sjell risi dhe ndryshme çdo vit por çadra mbetet një nga shpikjet e pandryshueshme për mijëra vite. Duket se tashmë i ka ardhur koha edhe asaj që të tregojë “evoluimin”. Air Umbrella, është objekti më i ri që do të ju ndihmojë nga ditët me shi duke eliminuar vështirësitë që mund të hasim ndonjëherë me çadrat e zakonshme si lagështira që ajo sjell.
Air Umbrella bazohet tek lëshimi i ajrit që del nga pjesa e sipërme e objektit dhe që i shtyn tutje pikat e shiut. Objekti nuk ka dalë ende në shitje sepse po kërkohen financime për prodhimin në seri të tyre dhe ka ende disa probleme të tjera për t’u zgjidhur.
Edhe pse mund të duket një shpikje e pavlefshme, në të vërtetë është një objekt gjenial, që mbi të gjitha do të ju lejojë juve që të mbeteni të thatë, pa u lagur, edhe në kushtet kur era dhe shiu janë të fortë.