iMessage është një platformë komunikimi më e sigurtë se sa Google Hangouts
Enkriptimi është ajo që na vjen ndër mend kur përmendim privatësinë dixhitale. A keni dëgjuar për enkriptimin ‘End to end’? Do të thotë që ju shkruani një mesazh nga kompjuteri juaj, ai enkriptohet dhe mbetet i tillë deri në momentin që mbërrin tek marrësi. Pra palët e treta nuk mund ta aksesojnë atë. Apple ka pohuar se përdor këtë lloj enkriptimi ndërkohë që Google nga ana tjetër është histori më vete.
Kompania Google ka qënë gjithmonë tepër e paqartë përsa i përket politikave të privatësisë që ajo ndjek dhe një intervistë në Reddit Ama shpjegon pse ndodh kjo gjë. Dy ekzekutivë sigurie të Google, Richard Saldago dhe David Lieber ju përgjigjen disa pyetjeve përsa i përket privatësisë. Ata u pyetën: ‘Pse Google ka qënë kaq pak transparent përsa i përket aftësisë së tij për të ruajtur regjistrimet apo të dhënat në Hangouts? Mënyra se si Google operon me privatësinë e përdoruesve në Hangout mund të themi se është e pazakontë.’ Salgado deklaroi se mesazhet në Hangouts ndryshe nga ato në Apple janë të enkriptuara në transit. Kjo është dicka shumë e rëndësishme pasi do të thotë që Google është i aftë të aksesojë mesazhin në kohën që ai dërgohet. Ndryshe kjo do të thotë se mesazhet në Hangouts janë të enkriptuara vetëm në momentin që ato dërgohen nda kompjuteri për në serverin e Google. Sapo mbërrijnë në serverat e Google, kompania ka akses të plotë në to.
Për më tepër Google konfirmoi se nuk përdor enkriptimin e njohur si ‘end to end’. Pra politika e privatësisë që ndjek Google është tepër e dyshimtë ose aspak e qartë. Kjo tregon dobësi të mëdha në nivelin e sigurisë në Hangouts i cili përdoret si mënyrë komunikimi nga shumë përdorues. Ndaj dhe iMessage cilësohet si shumë më shumë i sigurt se Hangouts. (PCWorld Albanian)