Industria gjermane, në tokë – Prodhimi nuk ndal rënien. Ndikon sektori i makinave

Rënia e prodhimit të makinave solli një tkurrje të papritur të prodhimit industrial gjatë Janarit në Gjermani.

Ngadalësimi botëror, konfliktet tregtare të nxitura nga politikat e Donald Trump dhe dalja e çrregullt e Britanisë nga Bashkimi Europian, kërcënojnë të ndalojnë rritjen e ekonomisë Gjermane, që varet nga eksportet. Ekonomia mezi i shpëtoi recesionit në fund të 2018-ës.

E përditshmja Handelsblatt theksoi në nisje të javës se Qeveria Federale ka ulur projeksionet për rritjen ekonomike në 0.8% këtë vit. Prodhimi industrial ra me 0.8% në Janar, poshtë projeksioneve për një rritje me 0.5%. Sektori automobilistik pati rënie në prodhim me 9.2% në Janar nga Dhjetori, sipas të dhënave të ministrisë së Ekonomisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Faktorë specialë u fajësuan, si grevat e furnitorëve dhe ndërrimi i modeleve. Megjithatë, prodhuesit gjerman të makinave janë përballur gjithashtu me një rënie të shitjeve në Kinë, rënie të kërkesës së makinave me naftë dhe investime të mëdha në elektrifikimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dhënat e dobëta tregojnë se ekonomia gjermane pritet të tregojë një rritje fare të ulët në tremujorin e parë, pasi shmangu recesionin në fundvit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?