Informacionet mbi koronavirus, Google ndërhyn duke hequr nga rrjeti lajmet e rreme

Që kur Covid-19 filloi të përhapet, Google ka ndërhyrë në mënyrë agresive në disa nga shërbimet e saj në internet për të kufizuar përhapjen e informacioneve të rreme.

Në YouTube, shërbimi video i Google, kompania po përpiqet të heqë shpejt videot që pretendojnë se parandalojnë virusin. Dhe disa aplikacione që lidhen me virusin janë ndaluar nga dyqani i aplikacioneve Google Play, duke shkaktuar ankesa nga zhvilluesit që thonë se ata thjesht duan të ndihmojnë.

Kompania gjithashtu po heq dorë nga të ardhurat e saj. Google ka bllokuar dhjetëra mijëra reklama që “kapitalizojnë” mbi virusin. Ajo gjithashtu ka tërhequr reklama nga videot në YouTube që diskutojnë mbi Covid-19, ndërsa u jep qeverive dhe OJQ-ve hapësirë falas për videot e tyre me informacione se si qytetarët mund të ruhen. Motori i kërkimit gjithashtu paraqet në fillim të rezultateve të kërkimit informacione që lidhen me burime të sigurta të OJF dhe qeverive. /scan

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?