Inovacioni i ekspozuar në Davos – Nga realiteti virtual deri te pajisjet për personat me aftësi të kufizuara

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë edicion të forumit më të famshëm në  botë, atë në Davos të Zvicrës, është mbajtur edhe një panair i teknologjisë, në linjë me temën e këtij viti që fokusohet pikërisht të inovacioni. Ky panair ka tërhequr edhe vëmendjen e shumë vizitorëve. Në zonën e realitetit virtual, bashkë me ndihmën e pajisjeve të veçanta, vizitorët patën mundësinë të hynin brenda realiteteve të tjera, si pyjet, apo të shihnin sesi një pemë rritet, që nga fara.

Realiteti virtual është një ndër fjalët e fundit të shkencës sot, si dhe një prej fushave ku po investohet më shumë. Janë më shumë shqisat ku tashmë njerëzit ndjejnë në një realitet virtual. Në pyllin virtual në Davos, vizitorët e panairit patën mundësi edhe të nuhasnin erën e dheut, apo të preknin pemët.  Pajisjet e realitetit virtual janë në gjendje edhe të stimulojnë situata, si p.sh një zjarr në pyll. Në një situatë të tillë vizitorët ndjejnë jo vetëm nxehtësi por edhe pamundësi për të marrë frymë.

Në panair u ekspozuan edhe teknologji të tjera të reja, si ato për t`i ardhur në ndihmë njerëzve me paaftësi të ndryshme. Një tjetër pajisje është në gjendje të shkruajë fjalët vetëm duke parë shprehitë në sytë e dikujt.

SHKARKO APP