“Insta 360”, kamera që synon të mposhtë GoPro
“Insta360” thotë se opsioni për të filmuar nga të gjitha anët njëkohësisht (360 gradë) dhe niveli i lartë i stabilizimit të figurës, i bën një kamera më të mirë se GoPro. Por po tregohen modestë, sepse kjo kamera ka dhe një opsion që të lëshohet si raketë. Gjatë kohës së fluturimit mund të vazhdojë të filmojë 360 gradë.
Kjo do të thotë që nuk ka rëndësi se në ç’pozicion po rrotullohet gjatë fluturimit. Pozicionin që të nevojitet mund ta përzgjedhësh më pas, sepse kamera ka filmuar në çdo anë.
Versioni “One X” filmon me rezolucion 5.7K me shpejtësi 30 foto për sekondë, 4K me 50 foto për sekondë, 3K me 100 foto për sekondë, gjë që mundëson që videoja të luhet shumë ngadalë, pa i shpëtuar as një e qindta e sekondës nga gjërat që ndodhin rreth e rrotull.