Instagram drejt heqjes se “like-ve”. Arsyeja
Instagrami, pjesë e Facebook Inc, po konsideron heqjen e numrit të “pëlqimeve” nëpër postime, një veprim ky që pasqyron përpjekjet e kompanive të mediave sociale si Twitter Inc. për t’i bërë platformat e tyre më të sigurta për përdoruesit e tyre.
“Ne jemi duke bërë një test në Kanada që heq numrin e përgjithshëm të ‘pëlqimeve’ nëpër foto dhe ‘shikimeve’ të videove”, tha Facebook në një postim në blog të martën përpara konferencës zhvilluese të kompanisë F-8. “Ne po e testojmë këtë sepse duam që ndjekësit tuaj të përqendrohen në fotot dhe videot që ju ndani, dhe jo sa pëlqehen apo shihen ato”.
Në vitet e fundit, kompanitë e mediave sociale kanë qenë nën shënjestër në lidhje me kontributin e tyre në varësinë ndaj teknologjisë si dhe në përhapjen e informacioneve abuzive. Sipas një studimi të fundit të botuar në Shkencën Psikologjike, të njëjtat qarqe truri që aktivizohen duke ngrënë çokollatë dhe duke fituar para, nxiten edhe kur adoleshentët shohin një numër të madh të “pëlqimeve” në fotot e tyre. Adoleshentët gjithashtu kishin më shumë gjasa të klikonin mbi llojet e fotografive që kishin më shumë “pëlqime” mbi to.
Twitter lëshoi një aplikacion prototip në fillim të këtij viti që e bën më pak të dukshëm numrin e pëlqimeve dhe ‘retweets’ nëpër publikime, në një përpjekje për ta bërë shërbimin më shoqëror duke u fokusuar më shumë në përmbajtje sesa në numrin e angazhimeve. Nëse një përdorues dëshiron të shohë numrin e pëlqimeve dhe ‘retweets’ në një përgjigje në një bisedë, personi do të duhet të klikojë në ‘tweets-in’ individual.
Burimi: Bloomberg