Instagram lejon redaktimin e tekstit tek fotografitë
Duke filluar nga e mërkura, ju do të gjeni një opsion “Redakto” në menynë poshtë fotos. Duhet të klikoni këtu për të rregulluar tekstin që keni shkruar gabim. Instagram ka përditësuar gjithashtu veçorinë e saj “Explore”, që ju ndihmon të gjeni njerëzit që doni të ndiqni. Ikona e “Explore” është tani një xham zmadhues. Kur hapni këtë veçori, ju do të shihni disa tabe, si Fotot dhe Njerëzit. I pari vazhdon të qëndrojë i njëjtë, ku shfaqen foto dhe video. Ndërsa tabi tjetër ka ndryshuar, duke u rekomanduar njerëz të tjerë që mund t’i ndiqni në Instagram. Ikona Profile po ashtu ka marrë një dizajn të ri. Në vend që të duket si një kartë, ajo tani përdor një siluetë të një personi.