Instagrami nuk do të jetë më KURRË si më parë
Ndryshime të tjera priten në Instagram dhe këtë herë e kemi fjalën për ndryshime me të vërtetë drastike. Platforma ka në plan të heqë numrin e pëlqimeve në postime, si një mënyrë për ta bërë rrjetin social me sa më pak “presion”.
Në një konferencë në San Jose, Kanada, përfaqësues të Instagram njoftuan se po shqyrtojnë këtë çështje dhe ka gjasë që së shpejti të mos shfaqet më numri i pëlqimeve në foto.
Kjo nismë e tij erdhi pas kritikave të shumta se po promovohen talljet, bullizmi, ngacmimet, imazhi i gabuar i trupit dhe çrregullimet e të ngrënit. Një vendim i tillë u nxit nga vetëvasja e 14-vjeçares britanike Molly Russell. Prindërit e saj u shprehën se Molly ishte pre e imazheve/videove me përmbajtje të vetë-dëmtimit.
Më pas, qenë të shumtë njerëzit që reaguan ashpër kundër faqeve që përmbajnë postime, të cilat promovojnë vrasjet dhe imazhe të gabuara të trupit.