Integrimi i Messenger me Whatsapp dhe Instagram? – Mbase nëpërmjet një kriptomonedhe të Facebook
Sipas prestigjiozes Nju Jork Times, Facebook po punon për një monedhë që përdoruesit mund të dërgojnë tek miqtë dhe familjarët nëpërmjet WhatsApp. Ideja e këtyre monedhave është që të krijojnë një “ shoqëri tregtare ” për moshën digjitale. Projekti i Facebook u raportua për herë të parë nga Bloomberg në dhjetor të vitit të kaluar. Facebook ka kohë që pritej të bënte një lëvizje në shërbimet financiare, qëkur bëri pjesë të veten ish-presidentin e PayPal,David Marcus për të drejtuar Messenger-in në 2014.
Në maj, Marcus u bë kreu i iniciativave blockchain të kompanisë, të cilat nuk janë diskutuar asnjëherë publikisht në mënyrë të detajuar. “Si shumë kompani të tjera, Facebook është duke eksploruar mënyra për të nxitur fuqinë e teknologjisë blockchain,” tha një zëdhënës i kompanisë në një deklaratë për media. “Ky ekip i ri i vogël është duke eksploruar shumë aplikacione të ndryshme. Nuk kemi asgjë më shumë për shtuar.”
Sipas profileve zyrtare në Linkedin, është një grup prej 40 vetësh në dispozicion të projektit blockchain. Më parë është folur dhe për integrimin e Facebook Messenger, Whatsapp dhe Instagram. Këto kriptomonedha mund të jenë mënyra sesi do realizohet integrimi.