Inteligjenca artificiale do kontribuojë 16 trilionë dollarë në GDP globale deri në vitin 2030
Kontributi i inteligjencës artificiale (AI) në GDP globale do të rritet 16 herë më shumë në 12 vitet e ardhshme, sipas kreut të bankës më të madhe ruse Sberbank Herman Gref.
“Përhapja e AI në vitet e ardhshme ka gjasa vetëm të rritet. Sipas parashikimeve të një numri kompanish, nëse sot AI kontribuon 1 trilion dollarë në GDP globale, atëherë kjo shifër do të rritet 16 herë gjatë 12 viteve të ardhshme, deri në vitin 2030,”-tha ai.
Kërkesa për specialistë gjithashtu do të rritet ndjeshëm, shtoi ai, duke shpjeguar se në 10 vjet do të arrijë dhjetë milionë njerëz.
Një studim i kohëve të fundit i Institutit Global McKinsey sugjeroi se AI mund të rrisë GDP vjetore me 1.2 përqind për të paktën deri dekadën e ardhshme.
Rreth 70% të kompanive botërore do të miratojë së paku një formë të Inteligjencës Artificiale deri në vitin 2030, sipas Institutit.
McKinsey tha se ndikimi i AI mund të jetë i krahasueshëm me rritjen e sjellë nga motori me avull.
Hulumtimi, i cili u përqendrua kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi se ndërsa AI mund të zhvendoste afërsisht shtatë milionë vende pune në vend, gjithashtu munë të krijojë 7.2 funksione, duke çuar në një rritje modeste neto prej rreth 200.000 vende pune. Gjithashtu vlerësohet se rreth 20% e vendeve të punës do të automatizoheshin gjatë 20 viteve të ardhshme dhe asnjë sektor nuk do të mbetet i paprekur.