FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Internet Explorer merr fund pas 27-vjetësh, modelet që nuk punojnë dot nga 15 qershori

Internet Explorer, pas 27-vjetësh përdorim, do të çaktivizohet përfundimisht më 15 qershor.

Internet Explorer ishte shfletuesi i integruar në sistemin Windows që prej vitit 1995, i zëvendësuar më vonë me Microsoft Edge.
Kompania ka nisur çaktivizimin në disa platforma, por ka lajmëruar se më 15 qershor ky aplikacion nuk do të jetë më i përdorshëm në desktop.

Ishte viti 2013 hera e fundit e përditësimit, kur Microsoft prezantoi Internet Explorer 11.

Swiss Digital Desktop Reklama

Modelet që do të preken nga ky ndryshim janë ato janë ato që operojnë me Windows 10, ndërsa ato që punojnë me 11 e më pas kanë të integruar Microsoft Edge.

Swiss Digital Mobile Reklama

Internet Explorer është lënë mënjanë prej kohësh nga Google, Firefox, Safari apo Edge, por megjithatë rrjeti reagoi me disa meme për “vdekjen” e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?