Interneti i ka shpallur “luftë” librit
Pak kohë më parë, INSTAT publikoi të dhëna se 1 milion shqiptar nuk kanë lexuar asnjë libër përgjatë 1 viti. Numri i lexuesve në vendin tonë duket së është në rënie, e shkaktar për këtë është interneti. Artan Dragoi, librashitës, shprehet se prej 3 ditësh nuk ka shituar asnjë libër, teksa thekson se internet është armiku kryesor i leximit.
Qytetarët shprehen se niveli i ulët i leximit është shqetësues. Shqiptarët por jo vetëm çdo ditë e më shumë po lexojnë gjithnjë e më pak libra. Artan Dragoi, librashitës shprehet se prej 3 ditësh nuk ka shitur asnjë libër, ndërsa thekson se internet i ka shpallur luftë leximit.
Për një pjesë të qytetarëve, niveli i ulët i lexuesve është i turpshëm, ndërsa shkakun kryesor e gjejnë sërish të interneti. “Njerëzit i kushtojnë interes internetit, që interneti po të rrish shumë edhe dëmtohesh. Atëherë nuk na zinte gjumi nga qejfi kur gjenim një libër të Migjenit. Këta tani nuk i njohin kush janë shkrimtarët e Rilindjes. Kjo është e tmerrshme”, tha një qytetar.