Investitorët e Facebook-ut kërkojnë largimin e Zuckerbergut

Investitorët e mëdhenj kërkuan nga bordi mbikëqyrës i Facebook që të deklarohej lidhur me rolin e themeluesit dhe drejtuesit Zuckerberg, në aferat që kanë goditur kohët e fundit gjigantin komunikativ.

Propozimi i ri, i paraqitur nga Trillium Asset Management, bën thirrje për zëvendësimin e Mark Zuckerberg në pozitën udhëheqëse për shkak të skandaleve të fundit, përfshirë kompaninë Cambridge Analytica që manipuloi 30 milionë të dhëna personale.

“Po hyjmë në një fazë të re të zhvillimit të Facebook”, tha Jonas Kron, nënkryetar i Trillium.

“Facebook përdor teknologjinë që tejkalon perceptimin dhe kuptimin tonë se si kjo teknologji ndikon në shoqërinë, prandaj është koha për ta kufizuar rolin e  Zuckerbergut dhe për të bërë disa ndryshime strukturore”, shtoi ai.

 “Aksionerët akuzojnë kompaninë për dështime dhe akte të gabuara, gjë që ka sjellë te skandale të ndryshme”, tha Michael Frericis, kreu i i Financave në Ilinois.

“Është koha për ndryshim, duhet të rivendosim besimin e investitorëve dhe të mbrojmë interesat e tyre”, shtoi Frericis.

Megjithatë, duket se kjo iniciativë nuk është asgjë më shumë se një gjest simbolik, pasi Zuckerberg ka pothuajse kontroll të plotë mbi kompaninë.

SHKARKO APP