IPhone 11 më shumë cilësor se estetik? Ja detajet

Problemet recente rreth baterisë së Iphone kanë trembur ndoshta disi konsumatorët, por megjithatë sipas burimeve të Bloomberg thuhet se Iphone 11 është gati të dalë në treg. Apple thuhet se ka disa ‘karta nën mëngë’ për të bindur blerësin të shohi përtej pamjes jo fort të bukur të Iphone të ri 11.

Thelbi i lajmit është konfirmimi se Apple është me të vërtetë duke përmirësuar iPhone 11 dhe iPhone 11 Max (emrat TBC) me një lente shtesë të këndit ultra të gjerë për të kompletuar një rrjet të ri të trefishtë të kamerave, ndërsa IPhone XR2 do të kalojë në një dual lente me shtimin e zmadhimit optik të ngjashëm me IPhone X dhe XS.

Shtimi i ‘trurit’ të programeve në harduerin brawn është një “funksion i korrigjimit automatik” i cili mund t’i “përshtatë njerëzit në një foto që mund të jetë prerë aksidentalisht”, me sa duket nëpërmjet përdorimit të zgjuar të lentes ultra të gjerë.

Të tre Iphonët e rinj gjithashtu do të kenë karikuesin ‘wireless’ invers, në mënyrë të tillë që të mund të karikohen në të njëjtin vend edhe me aparate të tjera Apple.

Ndërkohë në ‘zemër’ të Iphone-it të ri do të jenë chipset A13 të gjeneratës së re të Apple dhe Bloomberg konfirmon se është nisur prodhimi i tyre që në Prill të këtij viti. Ndërkaq konfirmohet fakti se të gjitha modelet e reja të këtij telefoni të ri do të jenë identike me dizajnin dyvjeçar të paraardhësve të tyre, me përjashtim të pjesës së pasme ku do të strehohet kamera e trefishtë dhe blici. Veç kësaj ata do të jenë dhe rreth gjysmë milimetri më të trasha duke lejuar ndoshta kështu edhe prodhimin e baterive të reja pak më të mëdha.

Edhe pse Apple nuk do të hedhë në treg versionet më elegante e të bukura të Iphone këtë vit, prapë versioni 11 i celularit të ri mbetet blerja më e mençur në krahasim me prodhimin e tyre të fundit konkretisht Iphone XS dhe XR të cilët vazhdojnë të kenë probleme teknike.

Burimi: Forbes

SHKARKO APP