Iphone dhe aftësia e tij për fotot ‘Night Mode’ / Apple zhvillon kontekstin për fotot më të bukura, ja cilat janë

Kur Apple zbuloi iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro të ri në shtator, reklamoi një veçori kryesore të kamerës së re: ‘Night Mode’. Kjo veçori mundëson që iPhone të krijoi fotografi të mira në errësirë, pa përdorur ndonjë ‘flash’.

Për të treguar cilësinë e kamerës së re, Apple krijoi një konkurs në janar për fotografinë më të mirë dhe fituesit janë shpallur këtë javë.

Gjashtë fituesit u zgjodhën nga një trup gjykues që përfshinte Tyler Mitchell, i cili fotografoi Beyoncé për Vogue, ish-fotografin e TIME që kontribuonte në Shtëpinë e Bardhë Brooks Kraft, dhe Phil Schiller, nënkryetari i lartë i Apple për marketing.

Përveç kompensimit, fituesve do t’u publikohet fotografia në uebfaqen e Apple, Instagramin e kompanisë dhe tabelat e promocionit në të gjithë botën në muajt e ardhshëm. /Scan

Ja fotot fituese:

SHKARKO APP