iPhone-i i juaj do humbasë 25% të vlerës së tij 24 orët e ardhshme

Siç ka lajmëruar prej kohësh Apple pritet të nxjerrë modelet e Iphone-it të ri javën që vjen. Besohet se çmimi i tij do i kalojë 1000$ por çfarë do të thotë kjo për telefonat që ju tashmë i keni?

Pritet që prezantimi i telefonit të ri të ndikojë dretpërdrejtë në vlerën e iPhone-it që e zotëroni, sidomos nëse është i modeleve të vjetra të tipit 6, 6s apo 7. Por edhe nëse vitin e kaluar keni blerë një Iphone X le të themi për 999$, ditët kur modeli i ri të jetë në dyqane, pra brenda muajit tjetër, do jetë e vështirë ta shisni për më shumë se 550$.

Meqë jemi këtu, kemi një lajm akoma më të keq nëse zotëroni një telefon Android. Sepse pritet që me daljen e modeleve të reja, për shembull të markave si Pixel 3 XL, çmimi i telefonit që përdorni të bjerë me 65%. Në shifra kjo përkthehet në zbritjen e vlerës së një telefoni që mund të keni blerë nga 800$ në 280$. Kështu që përdoruesit e paisjeve Apple mos të mërziten sepse ka dhe më keq.

Gjithsesi këshilla që ekspertët e fushës japin për ta është që nëse duan të kenë në zotërim modelin e fundit që do të hidhet të iPhone por në të njejtën kohë të mos dalim me humbje të mëdha nga shitja e telefonit që kanë, duhet të tregohen të shpejtë. Pra duhet ta shisni atë që keni sa më shpejtë të jetë e mundur, sepse nëse 24 orët e ardhshme vlera do bjerë me 25%, më vonë do bjerë deri në 46%, kështu zhverësimi do jetë drastik ekonomikisht por dhe nga ana teknologjike. Sido që të jetë, jemi të sigurtë që diku në një sirtar të shtëpisë keni një Nokia 3310 apo një Motorola petë, pa telefon nuk do ngeleni.

SHKARKO APP