Italia aktivizon aplikacionin “Immuni” për të gjurmuar të infektuarit me Covid
Prej disa orësh në të gjithë territorin kombëtar italianë është aktiv aplikacioni Immuni, sistemi i gjurmimit i studiuar për të parandaluar vatrat e pandemisë së Covid 19.
Ky aplikacion mund të shkarkohet në të gjithë telefonat celularë gratis.
Është realizuar nga kompania milaneze Bending Spoons dhe është zgjedhur nga Ministria italiane e Inovacionit si aplikacioni më i mirë për të gjurmuar personat e infektuar nga koronavirusi.
Alikacioni është analizuar nga Enti i Garantit Publik të Privacy, i cili ka kërkuar modifikimin e disa instrumenteve të tij për të garantuar privatësinë e çdo qytetari që e shkarkon.
Apikacioni Immuni duhet të përdoret nga persona mbi moshën 14 vjeç, të cilët regjistrojnë rajonin e provincën ku jetojnë.
Nëse rezultojnë pozitiv nga koronavirus me vullnetin e tyre të lirë mund të sinjalizojnë infektimin e t’i japin mundësi aplikaciionit për të gjurmuar të gjithë personat me të cilët kanë hyrë në kontakt.
Deri më tani ky aplikacion është shkarkuar nga 2 milionë qytetarë italianë e falë tij pak orë më parë rajoni Marche sinjalozoi dy persona të cilët janë vënë në kontakt me një person i cili ka rezultuar pozitiv me Covid 19.
Aplikacioni përmban dhe një ditar shëndeti ku përdoruesi regjistron çdo ditë gjëndjen e tij shëndetësore e që përditësohet në aplikacion në rast se shfaqen simptoma të ngjashme me virusin.