Ja çfarë do t’i ndodhë iPhone-t tuaj nëse keni idenë “gjeniale” që të hapni shishet e birrës me të

Legjendat urbane thonë se smartfonët e prodhuar nga Apple mund t’i mbijetojnë disa llojë “torturash”.

Kjo ka bërë që njerëz nga e gjithë bota të provojnë eksperimente të ndryshme me iPhone-t e tyre.

Kështu ka vepruar edhe një i ri, i cili mendoi se mund të hapte shishet e birrës duke përdorur fare mirë pjesën fundore të një iPhone.

Nga videoja e postuar në rrjetet sociale, duket se djali po përpiqej të hapte shishet me një iPhone 8 Plus.

Përpjekja e parë rezultoi me sukses dhe njëra nga shishet u hap. Por me përpjekjen e dytë ‘skeleti’ i celularit u prish.

Ndërkohë, në sfond duken të qeshurat e personave të tjerë që ndodheshin në tavolinë.

https://www.facebook.com/uniladmag/videos/2285220385072651/?t=0

SHKARKO APP