Ja çfarë po jua ngadalëson internetin në shtëpi

Me shumë mundësi, linja e internetit në shtëpi është dobësuar sërish dhe ti po fajëson pajisjen e WiFi- së. Ja që jo! Shkaktar për gjithë këtë situatë mund të jetë vetë shtëpia jote ose pajisjet e saj.

Mobiliet dhe sipërfaqet metalike

Teksa modemi juaj shpërndan valë elektromagnetike, metali, i cili e përthith energjinë elektrike do të ndikojë në ngadalësimin e WiFi- së suaj. Për këtë arsye, mbajeni pajisjen larg metaleve.

Muret

Disa lloje muresh ia dalin fare mirë të bllokojnë valët e WiFi- së. Përgjithësisht materialet e përdorura në ndërtimin e tyre janë mermeri, çimentoja, betoni dhe tullat. Për këtë arsye, mbajeni modemin në një zonë të hapur, larg mureve.

Pasqyrat

Objektet në fjalë shërbejnë si një mburojë e fortë, e cila e bën tepër të vështirë përcjelljen dhe shpërndarjen e valëve. Njësoj siç reflekton pamjen tonë, pasqyra “reflekton” (përthyen, kthen mbrapsht) edhe vetë valët. Sa më pranë pajisjes së internetit të jetë pasqyra, aq më i ngadaltë është interneti.

Frigoriferët/makinat larëse

Përgjithësisht, pajisjet elektronike të cilat kanë tuba që qarkullojnë ujë nuk janë fort miqësore me sinjalin e WiFi- së. Uji mund të mbajë një pjesë të energjisë së valëve duke ndikuar negativisht në cilësinë e linjës së internetit.

SHKARKO APP