Ja “Haters” rrjeti më i ri social

Të gjithëve na ka ndodhur që të mos na pëlqejë një status ose fotografi në Facebook ose Instagram dhe menjëherë na ka lindur dëshira për një ‘dislike’ (mospëlqim) – ah sikur të ekzistonte një buton i tillë.

Nëse jeni i dhënë pas rrjeteve sociale dhe jeni bezdisur duke pëlqyer gjëra nëpër to, tanimë mund të përdorni një rrjet të ri, i bërë vetëm për “hejtera” (“urryes”), vend ku njerëzit mund të thonë atë që nuk ju pëlqen.

Autori i aplikacionit Xhejk Benks thotë se gjuha e “likeve” (pëlqimeve) i ka bërë njerëzit shumë pozitiv dhe si pasojë e kësaj ata nuk janë më vetvetja. Xhejku mendon se një rrjet i tillë si “Hater” do t’i çlirojë njerëzit dhe do t’i bëjë të mendojnë më mirë se ç’përmbajtje po ndajnë me të tjerët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?