Ja kush mund t’ju përgjojë telefonin
Shumë prej nesh nuk e imagjinojnë dot një jetë pa telefon dhe kjo është edhe arsyeja kryesore që ka çuar në përgjime të vazhdueshme të aparateve celularë. Telefonat janë gjithmonë pjesë e jona dhe për sa kohë që konsiderohen të tillë, prej tyre mund të zbulohen informacione që konsidorehen private. Mund të kemi dëgjuar që NSA ka spiunuar miliona smartphonë anemban botës por kjo nuk është e gjitha. Informacioni që secili prej nesh posedon, mund të përthithet nga biznese, organizata si dhe subjekte të tjera që mund ti përdorin për qëllime të tjera.
Ja cilat janë mënyrat që një smartphone apo një telefon i thjeshtë mund të spiunohet:
1. Kompani, Organizatat qeveritare apo hackers të cilët mund të përdorin metoda specifike për të përthitur informacionin nga telefonat tuaj.
2. Agjencitë qeveritare: Duke spiunuar aktivitetet e individëve kudo qofshin, shtëpi private, hotel apo spitale.
3. Dyqanet : Gjurmimi mundësohet nëpërmjet sinjalit ëi-fi apo nëpërmjet programeve të GPS t shkarkuar në telefon.
4. Hackers: Mund të vjedhin informacionin personal ose mund të ndryshojnë të dhënat tuaja personale sipas interesit të tyre.
Përgatiti: V. Thoma