Ja pse WhatsApp është cilësuar aplikacioni më i pasigurtë
Të gjithë e përdorim WhatsApp-in dhe e duam sepse është falas. Por, nga të gjitha aplikacionet për mesazhe që kemi, WhatsApp është më i pasigurti, i cili rrezikon të dhënat tona personale. Në një raport të privatësisë, WhatsApp është votuar si një nga kompanitë më të këqija për mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve në internet. Raporti, i quajtur “Who Has Your Back”, është krijuar nga Fondacioni Elektronik “Frontier”, një kompani që monitoron se si i mbrojnë të dhënat e përdoruesve shërbimet në internet, dhe sa transparente janë në lidhje me të dhënat personale që shpërndajnë. WhatsApp është përfshirë për herë të parë në këtë raport, dhe nga pesë yje të mundshme, aplikacioni mori vetëm një pikë. Apple dhe Dropbox kanë marrë pesë pikët e mundshme dhe janë vlerësuar për mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve. Yahoo, Adobe, WordPress and WikiMedia kanë marrë gjithashtu 5 yje.