Japonia krijon veturën e parë me material deri në 90 për qind nga plastik

Shkencëtarët e Universitetit të Tokios prezantuan veturën e parë në botë të prodhuar 90 për qind nga plastika të llojeve të ndryshme.

Për shkak të përdorimit mbizotërues të këtij materiali, shkencëtarët e teknologjisë inovative kanë krijuar një makinë që është 40% më e lehtë se ajo standarde.

Kjo lejon kursime të mëdha të energjisë dhe hap mundësi të reja në zhvillimin e makinave elektrike.

Përdorimi i plastikës në bërjen e makinave prej kohësh ka qenë e etiketuar si e pamundur për shkak të forcës së pamjaftueshme të materialit.

Megjithatë, shkencëtarët japonezë kanë arritur të zgjidhin këtë problem duke kombinuar lloje të ndryshme të plastikës.

Japonia është lider në inovacionin në industrinë e automobilave.

SHKARKO APP