Japonia ndërton supertrenin që transporton pasagjerët edhe gjatë tërmeteve (FOTO)

Japonia ka prodhuar së fundmi një tren super modern, i cili konsiderohet si më i shpejti në botë. Veç kësaj, thuhet se treni mund të transportojë pasagjerët me siguri maksimale edhe në momentet kur tërmeti godet vendin.

Bëhet fjalë për trenin N700S ku shkronja S do të thotë “Supreme”, i cili u fut në përdorim nga 1 korriku dhe do të shërbej për transportimin e pasagjerë në linjën Tokaido Shikansen, që lidh stacionin e Tokios dhe atë të Osakas.

Ai mund të lëvize me shpejtësi prej 360 kilometra në orë një rekord i ri që është arritur gjatë vitit të kaluar, duke u cilësuar si treni më i shpejtë në botë. Megjithatë shpejtësia maksimale e lëvizjes së tij do të kufizohet në 285 kilometra në orë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?