Jeep sjell makinën më të shpejtë që ka ndërtuar ndonjëherë në histori
Kompania e njohur, Jeep ka prodhuar një model të ri, i cili është më i shpejti dhe më i fuqishmi që ka ndërtuar ndonjëherë.
Bëhet fjalë për modelin Ruibicon 392, i cili është në gjendje të arrijë nga 0 në 100 km/h për 4,5 sekonda. Gjithashtu, modeli ka një motor me 470 kuaj fuqi, dhe është hera e parë në 40 vite që Jeep përdor një motor me 8 pistona, 6,4 litra.
Përmasat e makinës janë ndryshuar, pasi është më e lartë, çka rrit nivelin e performancës jashtë rruge, në gropa dhe kodra, si dhe mund të ecë pa problem brenda në ujë, në një thellësi gati 1 metër.
Ndërkohë makina pritet të dalë në shitje në fillim të vitit 2021, megjithatë ende nuk është zbuluar çmimi, por edhe niveli i konsumimit të karburantit.
/abcnews.al