Jeni hiperaktiv në Facebook? Keni vlerësim të ulët për veten

 

Rrjetet sociale konsiderohen si parajsa e narcistëve.

Pushime në det, të dashur të ri, ngritje në detyre, festa, foto ku dukeni shumë tërheqës: janë këto disa nga përditësimet në rrjetet sociale.

Por, ka një problem, që tashmë konfirmohet edhe nga shkenca.

Ata që janë hiperaktivë në rrjetet sociale, kanë probleme me vlerësimin për veten.

Ky përfundim vjen nga Universiteti Brunel në Britani, që ka marrë nën vëzhgim 555 përdorues të Facebook.

Përfundimi i studimit ishte se njerëzit super aktivë në rrjetet sociale, nuk bëjnë gjë tjetër, veçse fshehin besimin dhe vlerësimin e pakët që kanë te vetja.

SHKARKO APP